spot_img

Ky është kryefamiljari, që vrau gruan dhe djalin e tij në fshatin Rufc të Lipjanit

spot_img
spot_img
spot_img

Shtëpia e familjes Bekteshi në Rufc të Lipjanit pasditen e së premtes u shndërrua në skenë krimi. Kryefamiljari, Abedin Bekteshi, dyshohet se privoi nga jeta bashkëshorten dhe djalin e tyre, Arditin e më pas edhe veten.

Sipas informacioneve të para, i gjithë akti makabër dyshohet se u krye me armë zjarri.

Nga Policia kanë deklaruar për Sinjalin se vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor që doli ne vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha zëdhënësja e Policisë për rajoinin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA