Burimet e Klan Kosova kanë bërë të ditur se raportohet që babai ka vrarë djalin e tij dhe gruan më pas edhe vetën.
Në vendin e ngjarjes tashmë ndodhët gazetarja e Nacionales, Anita Nikaj ka bërë të ditur se edhe pas 4 orëve kur ka ndodhur tragjedia, trupat e pajetë ende nuk janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Nikaj ka njoftuar se prokurori rastin është në vendin e ngjarjes dhe se personi i dyshuar që ka kryer krimin është kryefamiljar, i cili ishte i punësuar si teknik në një shollë.
“Trupat e viktimat ende nuk jon tërheq nga vendi i ngjarjes edhe pse kanë kaluar 4 or që kur ka ndodhë rasti. Prokurori është në vendin e ngjarjes. Personi që dyshohet se e ka kryer veprën është kryefamiljari ka qenë ish-punëtorë teknik në një shkollë.” – ka raportuar ajo.
Nikaj ka bërë të ditur se fqinjët janë deklaruar se asnjëherë nuk kanë dëgjuar për ndonjë mosmarrëveshje tek kjo familje.
Si dhe Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes gjithashtu, të cilët kanë bllokuar rrugën në të dyja anët.
“Fqinjët kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar më parë ndonjë për mosmarrëveshje. Gjithashtu Policia e Kosovës e ka bllokuar rrugën në të dyja anët dhe as banorët nuk po lejohen të kalojnë.” – ka bërë të ditur Nikaj.