Kandidati për deputet nga PDK, Lulzim Nika ka vizituar një biznes vendor shumë të suksesshëm.
“Sot pata kënaqësinë dhe nderin të vizitoj bizneset e suksesshme të djemve të ish-mikut tim të çmuar, Hazir Baliut, një veprimtar i palodhur për çështjen shqiptare në periudha tepër të vështira të historisë sonë.”, ka shkruar Nika në facebook.
“Mbështetja e Bekimit dhe Besin, si dhe e ekipeve të tyre menaxheriale, për kandidaturën time dhe për Partinë Demokratike të Kosovës është një motivim i jashtëzakonshëm për të vazhduar përpjekjet drejt një të ardhmeje më të mirë për qytetarët tanë”, ka shtuar tutje ai.
Postimi:
Sot pata kënaqësinë dhe nderin të vizitoj bizneset e suksesshme të djemve të ish-mikut tim të çmuar, Hazir Baliut, një veprimtar i palodhur për çështjen shqiptare në periudha tepër të vështira të historisë sonë. Hazir Baliu ishte një personalitet që sakrifikoi për të mirën e kombit, duke rrezikuar jetën e tij dhe të familjes së tij për lirinë dhe të ardhmen e vendit tonë. Ai ishte shembull i guximit dhe përkushtimit në një kohë kur ideali për liri kërkonte vetëmohim dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.
Sot, djemtë e tij, Bekimi dhe Besimi, janë vazhdues të denjë të trashëgimisë së tij, duke kontribuar në mënyrë të shkëlqyer në fushën e ekonomisë dhe zhvillimit të vendit. Bizneset e tyre, si fabrika e dyerve dhe dritareve Beka Dekor Sh.P.K. dhe rrjeti i marketeve Lider Market, janë shembull i sukseseve që ndërtohen me punë të palodhshme dhe vizion të qartë. Jam thellësisht i impresionuar me rezultatet e tyre, pasi këto biznese jo vetëm që kanë arritur standarde të larta, por gjithashtu kanë krijuar mbi 100 vende të reja pune, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e jetesës së shumë familjeve në Kosovë.
Gjatë kësaj vizite, pata mundësinë të prezantoj programin e kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza, për një Kosovë më të mirë, dhe të ndaj vizionin tim si kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës. Mbështetja e Bekimit dhe Besin, si dhe e ekipeve të tyre menaxheriale, për kandidaturën time dhe për Partinë Demokratike të Kosovës është një motivim i jashtëzakonshëm për të vazhduar përpjekjet drejt një të ardhmeje më të mirë për qytetarët tanë.
Ju ftoj që më 09 shkurt të mbështesni Partinë Demokratike të Kosovës dhe vizionin për zhvillimin e vendit nën udhëheqjen e kryeministrit të ardhshëm Bedri Hamza. Gjithashtu, ju ftoj të më jepni mbështetjen tuaj duke votuar për deputetin Lulzim Nika me numrin 96.
Bashkë mund ta ndërtojmë Kosovën që të gjithë e ëndërrojmë!
#Kosova mundet ma mire!
- Advertisement -