Kosova ka shënuar një ulje të deficitit tregtar prej 8.6% në nëntor 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, deficiti tregtar për këtë muaj arriti në 473 milionë euro.
Eksporti i mallrave për muajin nëntor 2024 arriti në 93.9 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 22.8% krahasuar me vitin e kaluar.
Nga ana tjetër, importet ranë me 4.5%, duke u vlerësuar në 566.9 milionë euro.
- Advertisement -