Me dhimbje të thellë është bërë e ditur se ka ndërruar jetë Ahmet Alush Morina, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës.
I ndjeri, i lindur në vitin 1948, ka lënë pas një jetë të tërë në shërbim të vendit, duke kontribuar si në luftën çlirimtare ashtu edhe në institucionet e sigurisë së Kosovës.
Varrimi i tij do të bëhet më 14 prill 2026, në ora 16:00, në varrezat e Dëshmorëve “Kodra e Kuqe” në Grabanicë të Klinës.
Familjarët, miqtë, bashkëluftëtarët dhe kolegët do ta kujtojnë përherë me respekt dhe krenari për veprën e tij. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të./DrenicaOnline/




