spot_img

Hap i ri për arsimin në Skenderaj, 150 mësimdhënës dhe nxënës do të trajnohen për AI

spot_img
spot_img
spot_img

Drejtori i Arsimit në Skenderaj, Kastriot Duraku, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Tectigon Academy për trajnimin e mësimdhënësve dhe nxënësve në fushën e inteligjencës artificiale (AI).

Sipas Durakut, në këtë trajnim do të përfshihen 50 mësimdhënës dhe 100 nxënës të klasave të 11-ta dhe 12-ta nga shkollat e Komunës së Skenderajt.

Trajnimet do të fokusohen në njohjen dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në arsim, me qëllim të avancimit të aftësive digjitale dhe integrimit të teknologjisë në procesin mësimor.

Duraku ka falënderuar themeluesin e Tectigon Academy, Erion Prokshi, për bashkëpunimin.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA