Drejtori i Gjimnazit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas, Naim Doberdolani, ka reaguar pas publikimit të lajmeve se kinse dy profesorë janë rrahur në këtë institucion arsimor.
Përmes një reagimi drejtuar mediave, Doberdolani ka mohuar kategorikisht se në gjimnaz ka pasur përleshje fizike mes profesorëve, duke theksuar se fjalosja dhe rrahja janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme.
Ai ka pranuar mundësinë që të ketë pasur ndonjë fjalosje apo mospajtim, por ka insistuar se rrahje në shkollë nuk ka ndodhur.
Drejtori u ka bërë thirrje mediave që të bazohen në informacione të verifikuara dhe të tregojnë profesionalizëm në raportimin e ngjarjeve, duke shmangur përhapjen e lajmeve të pavërteta.
“Përgjegjësia mediatike kërkon fakte, jo dezinformim”, ka theksuar Doberdolani në reagimin e tij.





