spot_img

Sofra e Drenicës, tradita që bashkon mërgatën me vendlindjen

spot_img
spot_img
spot_img

Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është organizuar aktiviteti tradicional “Sofra e Drenicës”, në kuadër të “Ditëve të Mërgatës”.

Kjo ngjarje ka mbledhur bashkatdhetarë, qytetarë dhe mysafirë të shumtë, duke sjellë në një vend traditën, mikpritjen dhe vlerat e përbashkëta të Drenicës.

“Sofra e Drenicës” edhe këtë vit u shndërrua në një simbol të bashkimit, duke rikujtuar rëndësinë e ruajtjes së traditës dhe lidhjes së fortë që bashkatdhetarët kanë me vendlindjen, pavarësisht largësisë.

Në kuadër të këtij aktiviteti, një falënderim i veçantë iu është drejtuar mërgimtarëve, të cilët çdo verë rikthehen në vendlindje me mall dhe dashuri, duke i dhënë një atmosferë të veçantë qytetit dhe vendit nga kanë prejardhjen. Prania e mërgimtarëve në këto ditë, u cilësua si dëshmi se lidhja me vendlindjen nuk njeh distancë dhe se traditat shqiptare vazhdojnë të mbeten një urë e fortë mes brezave dhe trojeve shqiptare.

“Mirë se vini gjithmonë në sofrën e Drenicës, në sofrën e zemrës sonë!”, ishte mesazhi drejtuar bashkatdhetarëve.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA