Një rast i mospërfilljes së gjykatës është raportuar në Skenderaj, ku një i dyshuar ka shkelur urdhrat e gjykatës duke shkuar në shtëpinë e bashkëshortes dhe duke e shqetësuar atë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 15 prill 2026, rreth orës 15:25.
I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.




