Në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë, kryetari i Sami Lushtaku ka shprehur mirënjohje dhe respekt për të gjithë infermierët dhe infermieret që çdo ditë kujdesen për shëndetin dhe jetën e qytetarëve me profesionalizëm, humanizëm dhe përkushtim.
Ai tha se puna e tyre është e shenjtë dhe kërkon sakrificë, përgjegjësi dhe shërbim profesional ndaj pacientëve në çdo sfidë.
“Respekt dhe falënderim për çdo infermier që qëndron pranë qytetarëve në momentet më të vështira. Urime Dita e Infermierisë!”, u shpreh Lushtaku.






