Policia gjermane është në kërkim të Berat Nimanit, vëllait të boksierit të vrarë Besar Nimani.
Ai dyshohet për përfshirje në të shtënat përpara Gjykatës Rajonale të Bielefeldit në Gjermani të mërkurën.
Të mërkurën, policia ka bastisur banesën ku jeton vëllai i boksierit – pa sukses. Sipas gazetës “Bild”, Nimani mësohet se është arratisur në një qytet tjetër.
Por, ai planifikon të dorëzohet së shpejti.
Megjithatë, klienti i tij do të dorëzohet pasi avokati të ketë një pasqyrë më të qartë të rastit dhe të ketë folur me prokurorin publik.
Por ai ndoshta nuk do të dorëzohet deri në javën e ardhshme.
“Berat Nimani më siguroi pafajësinë e tij dhe tha se nuk kishte asnjë lidhje me të shtënat para gjykatës”.