Komisioni për Legjislacion ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Ligji është votuar në lexim të parë me 9 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim. Projektligji tash pritet të procedohet për shqyrtim në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.
Anëtari i Komisionit, Përparim Gruda, tha se ky ligj synon mbrojtjen e luftës së UÇK-së.
“PDK është sponsorizuese e këtij ligji. Shpresoj që ta kalojmë pa ndasi. Është një ligj jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbrojtjen e standardeve të drejtësisë. Përmes këtij ligji ne mbrojmë luftën e drejtë të UÇK-së. Ky ligj e ndryshon Ligjin për Dhomat e Specializuara”, tha Gruda.




