spot_img

Policia e kap hajnin e xhamive, për disa muaj kishte vjedhur tri xhami në Lipjan

spot_img

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka kapur hajnin e xhamive.

Policia ka treguar se personi që është arrestuar dje, vitin e kaluar kishte vjedhur tri xhami në Komunë të Lipjanit.

Në njoftimin e policisë është thënë se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Magure, Banullë, Krojmirë, Lipjan korrik-dhjetor 2024. Me 07.03.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti gjatë intervalit kohor të lartcekur kishte kryer vjedhje në tri xhami –në lokacione të ndryshme. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, është thënë në njoftimin e policisë.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA