spot_img

E dhimbshme: Ndahet nga jeta humanisti dhe sportisti i njohur mitrovicas, Afrim Prekazi

spot_img
spot_img
spot_img

Lajm i hidhur për familjen Prekazi, miqtë dhe gjithë qytetin e Mitrovicës. Ka ndërruar jetë humanisti dhe sportisti i njohur mitrovicas, Afrim Prekazi.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët përmes një njoftimi kanë shprehur dhimbjen për humbjen e më të dashurit të tyre.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se baba ynë, Afrim Prekazi, ia dorëzoi shpirtin Allahut”, thuhet në njoftimin e familjes.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të dielën, më 4 tetor 2026, në orën 13:00, në varrezat e qytetit në Mitrovicë, në Shipol.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA