spot_img

Tmerrohet qytetari, flet për Sinjalin: Gjeta krimba në orizin që bleva në një market në Drenas

spot_img
spot_img
spot_img

Një qytetar ka denoncuar në Gazetën Sinjali një rast shqetësues me një produkt ushqimor, duke pretenduar se në paketimin e orizit “DUKATO DIMANTOVA” ka gjetur një numër të madh krimbash.

Sipas qytetarit, produktin e ka blerë në një prej marketeve Viva Fresh Store në Drenas. Ai ka bërë të ditur se produkti ka qenë brenda afatit të përdorimit, mirëpo pas hapjes së paketimit ka konstatuar praninë e krimbave dhe shenja të dukshme të kontaminimit.

“Produkti ka qenë brenda afatit të përdorimit, mirëpo pas hapjes së paketimit kam konstatuar praninë e një numri të madh të krimbave dhe shenja të dukshme të kontaminimit brenda produktit”, ka deklaruar qytetari.

 

 

/GazetaSinjali/

Lajmi i fundit
LAJME TJERA