spot_img

Penda më e shtrenjtë ndonjëherë shitet në ankand

spot_img

Një pendë e vetme e zogut huia të Zelandës së Re tashmë të zhdukur ka vendosur rekord botëror pasi u shit për 46.521.50 dollarë në një ankand, shkruan BBC.

Penda, që fillimisht pritej të shkonte deri në 3 mijë dollarë, theu rekordin e mëparshëm që mbahej nga penda e së njëjtës specie – 450 për qind më shtrenjtë.

Zogu huia ishte i shenjtë për popullin Maori. Puplat e tyre shpesh mbaheshin nga liderët dhe familjet e tyre dhe gjithashtu dhuroheshin ose tregtoheshin.

Hera e fundit kur është parë një zog huia ishte në vitin 1907, megjithatë raportohen se kanë ekzistuar edhe 20 deri në 30 vjet pas, sipas Muzeut të Zelandës së Re.

Lexo edhe:  Zëdhënësi i Speciales njofton se Thaçit dhe Veselit i është vazhduar paraburgimi
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x