Një tjetër tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:30 në fshatin Pogragjë të komunës së Gjilanit.
Burimet e IndeksOnline ka mësuar se viktima është 29-vjeçari, Bajram Arifi dhe dorasi Remzi Arifin (babë e bir).
Ky i fundit është ende në arrati. Kjo është konfirmuar nga Policia e Gjilanit për Indeksonline. Më tutje thuhet se Policia po punon intezivisht për kapjen e autorit.
Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit’, ka thënë zëdhënësi i policisë Valon Osmani.




