Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka marrë pjesë në tubimin e madh elektoral të këtij subjekti në Prizren.
“Prizreni i Besëlidhjes, bastioni i qëndresës dhe unitetit kombëtar, fuqishëm në përkrahje të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Bedri Hamzës për kryeministër”, ka shkruar Shala.
“Aty ku u vulos vendosmëria për lirinë e trojeve tona, sot po nis rruga e ndryshimit për një Kosovë më të mirë”, tha tutje 16-shi i PDK-së.
Postimi:
- Advertisement -