spot_img

Pas 26 vitesh gjendet trupi i Xheladin Kabashit, rivarroset nesër në Polac të Skenderajt

spot_img

Pas 26 vitesh është gjetur trupi i Xheladin Kqbashit nga Polaci i Skenderajt.

Njoftimi për gjetjen e eshtrave të Xheladinit është bërë nga familjarët e tij përmes rrjeteve sociale.

Të njëjtit kanë potencuar se Neziri do të rivarroset më datë 19.01.2025 (e diel), në orën 13:00, në Varrezat e Dëshmorëve në Polac.

Postimi i plotë:

Me dhimbje të madhe dhe pikëllim të thellë, njoftojmë miqtë, dashamirët dhe farefisin se pas 26 vitesh pritjeje për gjetjen e eshtrave të vëllait tonë, Xheladin Jetish Kabashi, Rivarrimi i tij do të bëhet më datë 19.01.2025 (e diel), në orën 13:00, në Varrezat e Dëshmorëve në Polac.

Ardhja juaj na nderon dhe na lehtëson dhimbjen.

Ju njoftojmë gjithashtu se pritja për ngushëllime (e pamja) do të jetë e hapur ditën e hënë dhe të martë.

Faleminderit për mbështetjen dhe kujtimin e të dashurit tonë.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA