spot_img

Kurti lartëson Rashiqin: Është ministër shembull i qeverisë sonë

spot_img

“Ministër shembull i qeverisë sonë”, tha kryeministri Albin Kurti, pyetur nëse do ta ketë Nenad Rashiqin në shumicë parlamentare ose qeveri të vet të re eventuale – tashmë kur ai veçse e ka siguruar një mandat në Parlamentin e Kosovës.

Kurti u përgjigj pozitivisht se synon që ta ketë atë nëse ia del të krijojë shumicë parlamentare për të ndërtuar qeveri – ndonëse numrat s’i ka premtues.

“Ne bashkëpunojmë me pakicat në Kosovë, me të gjitha ato që duan të kontribuojnë, të përfitojnë, të integrohen. Pa dyshim që ministri Rashiq është ministër shembull i qeverisë sonë por edhe është ministri që ka kontribuar për komunitetin serb më shumë sesa cilido minsitër tjetër në këtë pozitë para tij”, tha ai.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA