spot_img

Komuna e Skenderajt do të mbulojë edhe në vitet e ardhshme shërbimin e Varrimit

spot_img
spot_img
spot_img

Komuna e Skenderajt do të mbulojë edhe në vitet e ardhshme shërbimin e varrimit, duke ua lehtësuar familjeve momentet e rënda kur ata humbin anëtarin e familjes.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i Skenderajt përmes rrjetit social “faebook:.

“Së bashku me Kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, z. Ibrahim Hoti, nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit për vazhdimin e mbulimit financiar të këtij shërbimi në gjithë territorin e komunës së Skenderajt. Si institucione e kemi për obligim për t’u gjendur pranë qytetarëve atëherë kur kanë më së shumti nevojë, si përgjegjësi por dhe respekt për çdo familje të Skenderajt!”, ka shkruar Lushtaku në facebook.

Kujtojmë që ky shërbim ka filluar në Kohën e Qeverisjes së Bekim Jashari.

Postimi:

 

Lajmi i fundit
LAJME TJERA