Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në tri vendpunishte në komunën e Drenasit, në kuadër të aksionit të jashtëzakonshëm inspektues që po zhvillohet në sektorët me rrezikshmëri të lartë në gjithë territorin e Kosovës.
Sipas raportit 48-orësh të publikuar nga ky institucion, në Drenas janë realizuar gjithsej 11 inspektime gjatë ditës së katërt të aksionit. Nga to, në tri raste është marrë vendim për ndalim të punimeve, ndërsa janë shqiptuar edhe tetë vërejtje.
Aksioni po zhvillohet në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në përputhje me mandatin ligjor të Inspektoratit Qendror të Punës, me fokus rritjen e sigurisë dhe respektimin e standardeve në vendin e punës.






