spot_img

Drenica falënderuese ndaj Amerikës, shënon në mënyrë të veçantë 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së

spot_img
spot_img
spot_img

Komuna e Skenderajt ka shënuar në mënyrë të veçantë 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke dëshmuar edhe një herë mirënjohjen për rolin dhe mbështetjen amerikane ndaj Kosovës.

Kryetari i Komunës, Sami Lushtaku, ka publikuar një mesazh urimi me rastin e kësaj feste, ndërsa qyteti ishte stolisur me simbole amerikane. Po ashtu, në shesh ishte hapur një ekspozitë me fotografi dhe pamje të figurave të njohura amerikane që kanë dhënë kontribut të çmuar për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

“Urime 250-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë ditë të veçantë, shprehim urimet më të përzemërta për popullin mik amerikan, duke shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës në rrugëtimin tonë drejt lirisë, paqes dhe shtetndërtimit. Miqësia jonë është e përhershme”, ka shkruar Lushtaku.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA