Egzon Bytyqi, 26-vjeçar, dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij shtatzëne, 25-vjeçaren, Jetlira Foniqi, mbrëmjen e së dielës në Malishevë.
Siç raporton gazetarja e Klan Kosova, Diellëza Berisha, 26-vjeçari dyshohet se e qëlloi me një plumb në kokë gruan e tij, transmeton Klankosova.tv.
Sipas burimeve të gazetares, vrasja ka ndodhur për motive xhelozie.
“Ajo fillimisht po luftonte me jetën, ndërsa i dyshuari në ato momente dyshohet se ka qëlluar edhe veten me një plumb në kokë”, u shpreh ajo.
Tutje, gazetarja Berisha bëri të ditur se ishte babai i të dyshuarit ai që ka njoftuar policinë.





