Frederick Abrahams është dëshmitari i 22-të i Zyrës së Prokurorisë së Specializuar të Kosovës në Gjykatën Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Të njëjtit “i ra të djersitej” goxha fort në seancën e sotme teksa po merrej në pyetje nga avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson.
Emmerson kundërshtoi fuqishëm konstatimet e Abrahams, për “vrasjen e civilëve nga UÇK në shtator të vitit 1998”.
Gjatë marrjes në pyetje, Emmerson e detyroi Abrahamsin të pranonte se ka gabuar në raportin e tij kur ka bërë konstatime të tilla, e për më tepër, nga burime serbe që nuk i kishte hetuar e konfirmuar.
Pjesë nga biseda mes Emmerson dhe Abrahams:
Avokati: Ju keni ricikluar propagandën serbe apo jo?
Duhej të ishte shkruar ndryshe.
Avokati: Këto pretendime i morët nga pala serbe?
Po
Avokati: A keni intervistuar ndonjë dëshmitarë sa I përket vrasjeve të pretenduara?
Po
Avokati: Kur thoni vrasja e shtatorit të 1998-ës, a e kuptuat se në aktakuzë nuk ka vrasje në shtator.
Është formuluar keq…!
Avokati: Është e gabuar…
Avokati: Kur po flisni për vrasjen e shtatorit…s’ka pasur fare vrasje…a ishte tërësisht e gabuar…
Avokati: Na thatë se jepni mësime për studentët. Ju duhet të bëni dallimin mes provave dhe vlerësimit forenzik. I vetmi vlerësim i saktë është se janë gjetur trupa të pajetë në Gllogjan në fund të 1998-ës….
Fjalia duhej të ishte shkruar ndryshe, për pretendime se janë vrarë nga UÇK…
Unë mund të të flas për një rast tjetër, për një pretendim….
Avokati: Na dëshmuat se sa e rëndësishme ishte dhe cila ishte metodologjia me të cilën bëtë hetimet tuaja, dhe nuk keni respektuar asnjë prej tyre….
Avokati: Ju nuk keni bërë hetime sa i përket pretendimeve të autoriteteve serbe?
S’kemi bërë hetime në tërësi. E kam përmendur këtë, por nuk është reflektuar në mënyrë të saktë. Ne asnjëherë nuk e kemi prezantuar rastin e Gllogjanit në Liqenin e Radoniqit.
Avokati: Ju nuk keni shkuar në vendngjarja apo jo?
Ne shkuam në vendin e krimit. U përpoqëm që të shkonim në Liqen…Në atë pikë që shkuam ne trupat ishin larguar dhe po mbaheshin në një hotel në një morg të sajuar dhe ne nuk u lejua që të shkuam në hotel.
Avokati: Por ju nuk shkuar tek Liqeni?
Jo nuk shkuam atje. Shkuam te morgu i improvizuar.
Avokati: Ju s’keni qenë në gjendje të bëni gjëra