spot_img

Plagosje me armë në Skenderaj – identifikohet i dyshuari, Policia në kërkim të 19-vjeçarit

spot_img
spot_img
spot_img

Një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit mbrëmjen e së premtes në Skenderaj, ndërsa Policia ka identifikuar të dyshuarin dhe ka nisur kërkimet për arrestimin e tij.

Sinjali mëson se i dyshuari është R. Kuliqi, ndërsa viktimë L.Z.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:20 në rrugën “Fatmir Dibra” në Skenderaj, ku Policia është njoftuar për një plagosje me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë gjetur L.Z, i cili kishte marrë një plagë nga arma e zjarrit në shputën e këmbës së majtë. Fillimisht ai është dërguar në QKMF Skenderaj, e më pas në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku pas trajtimit mjekësor është liruar.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, hetuesit dhe krim-teknikët kanë sekuestruar tre gëzhoja të armës së shkurtër, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve forenzike.

Burimet bëjnë të ditur se Policia ka identifikuar si të dyshuar Rinor Kuliqin, i cili aktualisht ndodhet në arrati dhe është në kërkim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si “Tentim vrasje”, ndërsa bastisja në shtëpinë e të dyshuarit do të realizohet në një fazë tjetër të hetimeve.

Rasti është marrë në trajtim nga Njësia Rajonale e Hetimeve në Mitrovicën e Jugut, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në vazhdim./Sinjali/

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA