Nxënësi Onart Gjoshi ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare, duke fituar Medaljen e Argjendtë në NEO Science Olympiad 2026 dhe duke u renditur i dyti në renditjen e përgjithshme në kategorinë e klasës së pestë në lëndën e matematikës.
Duke përfaqësuar Kosovën në këtë olimpiadë prestigjioze, Onarti dëshmoi nivel të lartë njohurish dhe aftësi të spikatura në matematikë, duke e vendosur vendin tonë mes përfaqësuesve më të suksesshëm të garës.
Ky rezultat vlerësohet si fryt i talentit, punës së palodhshme dhe përkushtimit të tij në mësim, ndërsa përbën një arsye krenarie për familjen, shkollën dhe gjithë Kosovën.

Suksesi i Onart Gjoshit është një dëshmi se të rinjtë nga Kosova kanë potencial të shkëlqejnë edhe në garat më prestigjioze ndërkombëtare.
Urime Onartit për këtë arritje të shkëlqyer dhe suksese edhe më të mëdha në sfidat e ardhshme akademike.





