Aurora Berisha, kandidate për deputete nga radhët e PDK-së, sonte ka takuar banorët e fshatit Negroc të Drenas.
“Sonte, në Negroc të bacit Jakup Krasniqi, gjetëm mbështetjen dhe kurajën për të vazhduar rrugën tonë drejt një Kosove më të mirë”, ka shkruar Berisha.
Ajo tutje ka theksuar se ky mobilizim dhe kjo përkrahje janë një frymëzim për rrugën tonë të pandalshme drejt një Kosove më të mirë.
“Faleminderit nga zemra, Negroc!”, ka shkruar ajo.
Aurora Berisha kandidon në listën e PDK-së me numër 68.
- Advertisement -