Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Terpezë.
Sipas burimeve nga Qendra Emergjente, të cilat kanë bërë të ditur për Klan Kosova, njëri prej të lënduarve është në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Një gjendje e rëndë, politraumë e rëndë. Të gjithë janë trajtuar në Qendrën Emergjente, janë kryer ekzaminimet e duhura dhe do të shohim se ku do të vazhdojnë trajtimin”, është thënë nga Qendra Emergjente në Prishtinë.





