Ka ndërruar jetë, Asllan Sejdiu nga fshati Korreticë i Ulët i Komunës së Drenasit.
Asllan Sejdiu ishte njëri nga veprimtarët e shquar të përpjekjeve çlirimtare të Kosovës.
Ai është varrosur me datën 11.09.2024 në ora 17:00 tek Varrezat e fshatit Korroticë e ulët.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë bashkëpuntori i Asllanit, Izet Abdyli.
“Asllan Sejdiu do të kujtohet përherë për kontributin e tij si veprimtar i devotshëm i çeshtjes kombëtare. Ai dha kontribut të veçantë si punëtor i zellshëm në Shkollen fillore në Korroticë të Poshtme. Pastaj u angazhua në këshilat e pajtimit, solidaritetit e si drejtues i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Poklek të Ri. Oda e tij u kthye në vendtakim të aktivitereve politike, humanitare, kulturore etj”, ka shkruar ndër të tjera ai.