Kuvendi i Kosovës është konstituuar.
Këtë e bëri të ditur kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pasi u zgjodhën nënkryetarët nga radhët e LDK-së, komunitetit serb dhe komuniteteve joshumicë joserbe.
“Me këtë rast, konstatoj që Kuvendi i Republikës së Kosovës konsiderohet i konstituuar”, tha Haxhiu.
Në seancë nuk morën pjesë deputetët e PDK-së.
Para fillimit të saj, kjo parti njoftoi se nuk do të marrë pjesë në seancat e tjera dhe se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. / Klankosova.tv





