spot_img

Behrami i PDK-së: Qysh tash, Lista Serbe s’qenka terroriste a? Çka i thoni familjes së Afrim Bunjakut?

spot_img
spot_img
spot_img

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka reaguar pas Lëvizja Vetëvendosje ka votuar pro kandidates së Listës Serbe për nënkryetare të Kuvendit, Tanja Vujoviq.

Behrami ka shkruar në rrjetin social Facebook, duke ngritur disa pyetje për deputetët e VV-së lidhur me votat e tyre pro kandidates së Listës Serbe.

“Koalicioni VV–Lista Serbe! Qysh tash? Lista Serbe nuk qenka më parti terroriste, a? Sot i amnistuan? Çka i thoni familjes së Afrim Bunjakut? Të dashur votues të VV-së, a po e shihni që Albin Kurti juve ju jep vetëm sovranitet simbolik, ndërsa serbëve sovranitet real? Juve këngëtarë tallava në veri, serbëve autonomi territoriale! Mos i besoni më!”, ka shkruar Behrami. /Klankosova.tv

Lajmi i fundit
LAJME TJERA