Shemsi Arif Ahmeti – Komandant Shemi u lind më 8 qershor 1969, në fshatin Zasellë të Mitrovicës. Rrjedh nga një familje me traditë bujare. Shkollën fillore e nisi në fshatin e tij të lindjes, ndërsa e mbaroi në Shupkovc.
Më 1984 regjistrohet në gjimnazin ushtarak, në Beograd, drejtimi i përgjithshëm, e më pastaj e vazhdoi dhe e mbaroi në Sarajevë. Ishte njëri ndër kadetët më të mirë të gjeneratës.
Kjo i bëri të mundur që pa veshtirësi të reigjistrohet në Akademinë e Lartë të Artilerisë në Zarë. Edhe atje u dallua për zgjuarsinë e jashtëzakonshme.
Zgjuarsia dhe përkatësia shqiptare bëjnë që eprorët ushtaral serbë ta gjelozojnë dhe ta urrejnë. Sigurisht me qëllim të ndërprerjes së vrullit të studimeve e dergojnë në efekitvat e artilerisë në Smedervska Pallankë dhe në Vërshac. Edhe pse kishte nevojë që të punojë, të fitojë e ta ndihmoi familjen, Shemi e ksihte kuptuar se kjo ” e mirë” që i ofroi ushtria serbe ishte një dinakëri. Përkundër të gjitha vështirësive, Shemi i kishte vazhduar studimet me korrespondencë dhe mbaruar me sukses.
Ai kishte fituar njohuri të shkëlqyeshme në fushën e artilerisë. Ishte bërë një epror shtarak mjaft i i ditur. Vitet e 90-ta e gjejnë komandant të kompanisë artilerike në Vërshac. Ish armata jugosllave e kishte dërguar në luftën serbo-kroate. Kishte marrë pjesë në shumë beteja; që nga Knini gjer në Vukovar. Edhe kjo ishte një përvojë e mirë për Shemin. Në rend të parë kishte mësuar për qëllimet pushtuese të Serbisë.
Uniforma që e barte dita ditës i bëhet e huaj dhe e neveritshme. Ishte i vetëdijshëm se ndodhej në një ushtri që edhe popullit të tij i sillte tragjedi;vrasje, burgosje, maltretime e cka jo tjetër. Në vitin 1992 e braktisi ushtrinë serbosllave.
Ra dëshmor në Luftën e Kosovës. Ai mban titullin “Hero i Kosovës”.