spot_img

Ky është 79-vjeçari që u gjet i shtrirë në rrugë në Likoc të Skenderajt, vdiq në emergjencë

spot_img
spot_img
spot_img

U raportua sot për një ngjarje të rëndë qëka ndodhur në fshatin Likoc të Skenderajt, ku një 79-vjeçar është gjetur i shtrirë në rrugë, ndërsa më pas është konstatuar vdekja e tij.

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, bëhet fjalë për Fekë Zenelin, 79 vjeçar.

Rasti është raportuar në Polici më 24 tetor, rreth orës 14:00, pasi qytetarët kishin hasur në një person të shtrirë në rrugë.

Zeneli është dërguar në emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, ku mjeku kujdestar, rreth orës 15:00, ka konstatuar vdekjen e tij.

Pas raportimit, në rast janë angazhuar patrulla policore dhe njësitë hetimore, të cilat kanë dalë në QKMF dhe më pas në vendin e ngjarjes. Në hetime është përfshirë edhe Njësia e Hetimeve Rajonale, ndërsa janë intervistuar dy persona në cilësinë e dëshmitarëve.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa shkaku i vdekjes mbetet për t’u përcaktuar nga ekzaminimet mjekoligjore.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA