spot_img

Arrestohen tre persona në Skenderaj për vjedhje të rëndë, policia u gjen armë, maska dhe mjete të tjera

spot_img
spot_img
spot_img

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Skenderaj, nën dyshimin për përfshirje në një rast të vjedhjes së rëndë në një dyqan.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë veprimeve operative, njësitë policore kanë ndaluar një veturë të dyshuar, në të cilën ndodheshin tre persona.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, gjashtë fishekë, një sharrë motorike, maska, kapela, orë dore, çakmakë, një sëpatë, një çekan, monedha, kartëmonedha euro dhe sende të tjera.

Sipas hetimeve fillestare, tre të dyshuarit dyshohet se, në bashkëkryerje, kanë kryer një vjedhje në një dyqan gjatë natës në Skenderaj.

Me vendim të prokurorit kompetent, dy të dyshuarit madhorë janë ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq, i dyshuari i tretë, i cili është i mitur, është dorëzuar te njësia përkatëse e Policisë në Malishevë për procedura të mëtejshme ligjore, për shkak të rasteve të tjera dhe një mase gjyqësore aktive.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA