Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në fshatin Likoc të Skenderajt, ku një 79-vjeçar është gjetur i shtrirë në rrugë, ndërsa më pas është konstatuar vdekja e tij, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, bëhet fjalë për F.Z, 79 vjeçar.
Rasti është raportuar në Polici më 24 tetor, rreth orës 14:00, pasi qytetarët kishin hasur në një person të shtrirë në rrugë.
Zeneli është dërguar në emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, ku mjeku kujdestar, rreth orës 15:00, ka konstatuar vdekjen e tij.
Pas raportimit, në rast janë angazhuar patrulla policore dhe njësitë hetimore, të cilat kanë dalë në QKMF dhe më pas në vendin e ngjarjes. Në hetime është përfshirë edhe Njësia e Hetimeve Rajonale, ndërsa janë intervistuar dy persona në cilësinë e dëshmitarëve.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa shkaku i vdekjes mbetet për t’u përcaktuar nga ekzaminimet mjekoligjore.




