Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Drenas, pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka hyrë me thikë në dorë në një market dhe ka kanosur katër persona.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 23 tetor, rreth orës 21:50, në rrugën “Adem Mulja” në Drenas.
Policia bën të ditur se dy nga personat e kanosur dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Ndërkaq, nga i dyshuari është sekuestruar thika që dyshohet se është përdorur gjatë rastit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Kanosje dhe armëmbajtje pa leje”.




