Një dikument i gjetur në telefonin e spiunit të BIA-s, Fatmir Shehollit, ku flitet për planet e Serbisë për radikalizim fetar në Kosovë, ka nxitur shumë reagime.
Gazetari Lirim Mehmetaj thotë se besimtarët myslimanë nuk duhet të intimidohen e as të shpjegohen për këtë dokumet.
Postimi i plotë:
Asnje besimtar i vertete nuk duhet me u ndje as minimalisht i intimidum apo i obligum me u shpjegu per llafe te Fatmir Shehollit…
Bile ai qe ndjen kesi nevoja ai s’eshte besimtar hic.
Me qene mysliman i mire do me thane me dashte Zotin edhe me i dashte njerezit…
Gjithashtu do me thane me bo per njerez cka ke deshire ata me bo per ty dhe mos me ua bo njerezve ate qe s’ke deshire me ta bo ata ty.
Krejt kombet me te arrira ne bote, jane kombe fetare. Pra, laike, por populli nuk eshte i pafe. Presidenti amerikan betohet ne bibel. Gjermanet fene e kane me te rendesishme se gjithcka tjeter dhe permes protestanizmit jane ringrite.
Prej fetarit te mire kombi vec te mira ka.
A mundohet Serbia me infiltru njerez per me prishe berthamen e shendosh fetare? Normal qe mundohet.
Qashtu qysh eshte mundu me infiltru njerez edhe ne UÇK. Po a e ka bo kjo te keqe UÇK-ne? Kurre jo.
I lumi ai qe i falet Zotit dhe i don njerezit e kombit vete qashtu qysh e meson i madhi Zot.
Mos e rruani per tylifar matrapazi qe provon me perfitu edhe prej Fatmir Shehollit.




