Një tragjedi ka ndodhur në Malishevë, ku një çift u gjet i plagosur në dhomën e tyre.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka dhënë detaje për këtë rast.
Sipas QKUK-së, gruaja ishte 25 vjeçe dhe ka arritur në Qendrën Emergjente pa shenja jete.
Kurse burri, 26 vjeç, është pranuar me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente. Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë shumë e rëndë.
“Për rrethanat dhe shkaqet e sakta të rastit kompetente janë organet përkatëse të hetimit.
Stafi emergjent – QKUK është duke ofruar trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe, në përputhje me procedurat në fuqi, do të bashkëpunojë me institucionet kompetente”, thuhet në njoftim. /Zëri





