Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së në Drenas, Driton Ajazi, ka bërë të ditur se kjo degë ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë, kryetarin e Komunës, Ramiz Lladrovcin, ekzekutivin komunal dhe asambleistët.
Në takim, sipas Ajazit, është diskutuar për angazhimin dhe aktivitetet politike të PDK-së deri më 16 shtator.
Në takim kanë marre pjesë edhe sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, deputetët Fadil Demaku e Altin Krasniqi, si dhe deputetet Blerta Deliu Kodra e Sala Jashari.
Ajazi tha se 16 shtatori pritet me shpresë, pasi atë ditë pritet vendimi përfundimtar në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Postimi:
Sonte zhvilluam një takim të përbashkët me strukturat e Degës së PDK-së në Drenas, së bashku me Kryetarin e Komunës, Ramiz Lladrovcin, ekzekutivin komunal dhe asambleistët, ku diskutuam për hapat e aktivizimit dhe angazhimit tonë politik gjatë këtyre ditëve, deri më 16 shtator.
Pjesë e takimit ishte edhe Sekretarja e Përgjithshme të PDK-së, znj. Vlora Çitaku, deputetët nga Drenasi, Fadil Demaku dhe Altin Krasniqi, si dhe deputetet e PDK-së, Blerta Deliu Kodra dhe Sala Jashari.
16 shtatori është një datë që e presim me besim dhe shpresë të madhe. Është dita kur presim vendimin përfundimtar në procesin ndaj liderëve tanë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Në këto ditë, Drenasi duhet të dëshmojë edhe një herë unitetin, organizimin dhe gatishmërinë e tij. Do të jemi pranë njëri-tjetrit, pranë strukturave tona dhe në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët, me përgjegjësi politike dhe me besimin e palëkundur se drejtësia do të triumfojë.
D.A.








