spot_img

Dyshohet se sulmoi zyrtarin policor, arrestohet një person në Skenderaj

spot_img
spot_img
spot_img

Policia ka njoftuar se një person është arrestuar në Skenderaj, pasi dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor gjatë një ndërhyrjeje në një fjalosje.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e 18 gushtit, në rrugën “28 Nëntori”, ku zyrtari policor kishte ndërhyrë pasi i dyshuari ishte përfshirë në një fjalosje me disa persona.

“Lidhur me rastin shtë arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti e kishte kapur nga dora dhe e kishte tërhequr një zyrtar policor i cili kishte ndërhyrë gjatë një fjalosje që i dyshuari kishte me disa persona tjerë”, njoftoj policia.

Pas konsultimit me prokurorin dhe inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA