Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë te rrethi në Drenas, ku një veturë ka goditur një motoçiklist.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin. Për gjendjen e motoçiklistit dhe detaje të tjera rreth aksidentit ende nuk ka informacione zyrtare.






