Një person është arrestuar në Skenderaj, pasi dyshohet se nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas i ka sulmuar fizikisht ata.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 7 gusht 2026, rreth orës 20:00.
Si pasojë e sulmit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Rajoni/





