Një incident ka ndodhur sot në autostradë, në afërsi të fshatit Arllat të Drenasit, ku një kamion që transportonte bagëti është përfshirë nga tymi gjatë lëvizjes.
Sipas pamjeve të siguruara nga Drenica Sot, drejtuesi i kamionit e ka ndalur automjetin në shiritin emergjent, ndërsa nga pjesa e automjetit shihet tym i dendur.
Deri më tani nuk është bërë e ditur se çfarë e ka shkaktuar incidentin dhe nuk ka informacione për persona të lënduar.
Drenica Sot ka publikuar edhe videot nga vendi i ngjarjes, ndërsa pritet që autoritetet të sqarojnë rrethanat e rastit.
3797CD78-904D-4584-A978-A4B21E4AC38C
FFFD29F3-4EE1-41E5-990D-7FFFAC4E7475





