spot_img

Historike: Për herë të parë në Norvegji, një imam shqiptar, Mehdi Kastrati nga Drenasi emërohet imam në burgje

spot_img
spot_img
spot_img

Një moment historik për komunitetin shqiptar në Norvegji. Mehdi ef. Kastrati, ish Kryeimam i Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas, është emëruar imam në institucionet korrektuese të Norvegjisë, duke u bërë shqiptari i parë që ushtron këtë detyrë.

Në këtë mision me përgjegjësi të veçantë, Mehdi ef. Kastrati kujdeset për nevojat fetare të të burgosurve myslimanë në qendrat korrektuese, duke u ofruar mbështetje shpirtërore, këshillim dhe udhëzim gjatë vuajtjes së dënimit.

Përmes ligjëratave dhe bisedave të vazhdueshme, ai përcjell mesazhin se pendimi, përmirësimi dhe rikthimi në jetën normale janë gjithmonë të mundshme, ndërsa feja islame mbetet një derë e hapur për çdo njeri që kërkon të ndryshojë jetën e tij për mirë.

Përveç këtij angazhimi, Mehdi ef. Kastrati shërben edhe si imam në xhaminë e komunitetit shqiptar në qytetin e Kristiansandit, ku prej vitesh kontribuon në jetën fetare dhe shoqërore të bashkatdhetarëve.

Ky emërim përbën një arritje të rëndësishme jo vetëm për Mehdi ef. Kastratin, por edhe për komunitetin shqiptar në Norvegji, duke dëshmuar besimin dhe vlerësimin që institucionet norvegjeze u japin kuadrove shqiptare në role me përgjegjësi të lartë.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA