spot_img

Ndahet nga jeta veterani i luftës së UÇK-së, Hysen Isuf Gashi nga Pjetërshtica

spot_img
spot_img
spot_img

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysen Isuf Gashi nga fshati Pjetërshticë.

I ndjeri ishte i angazhuar që nga ditët e para në shërbim të UÇK-së, si pjesëtar i Batalionit të Dytë “Ruzhdi Salihu” në Pjetërshticë, ku shërbeu me përkushtim deri në përfundim të luftës. Kontributi i tij në rrugën drejt lirisë do të mbetet gjithmonë i çmuar dhe do të kujtohet me respekt nga familjarët, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën veprimtarinë e tij.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, më 2 korrik 2026, në ora 14:00, në varrezat e familjes Gashi në fshatin Pjetërshticë.

Ngushëllimet më të sinqerta u shprehen djemve të tij, Beli dhe Burim H. Gashi, familjes Gashi, të afërmve, miqve dhe bashkëluftëtarëve.

U prehtë në paqe.

Lavdi e përjetshme! 🇦🇱

Lajmi i fundit
LAJME TJERA