spot_img

Policia gjen kallashnikov me 20 fishekë në veturën e një të aksidentuari në Drenas

spot_img
spot_img
spot_img

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri të tipit AK-47 me 20 fishekë, pasi ajo u gjet në veturën e një personi që ishte vetaksidentuar në Drenas.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të dielen rreth orës 23:00. Gjatë intervenimit në vendin e aksidentit, zyrtarët policorë kanë hasur në armën e zjarrit, e cila ndodhej brenda automjetit të të dyshuarit.

Arma dhe municioni janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari, mashkull kosovar, është intervistuar nga policia.

Me urdhër të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA