Drenasi ka përkujtuar rënien e dëshmorëve nga kjo komunë, Kadri, Avdi dhe Xhevdet Karaqica, në Gllanasellë, me një ceremoni të mbajtur përkujtimore pranë Memorialit ku prehen këta dëshmorë.
Në ceremoni morën pjesë kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, anëtarë të kabinetit të tij, veteranë të UÇK-së, familjarë, qytetarë dhe bashkëpunëtorë. Të pranishmit bënë homazhe dhe vendosën lule në nderim të jetës dhe sakrificës së tyre.
“Kryetari Lladrovci theksoi: ‘Kadri, Avdi dhe Xhevdet Karaqica janë shembull i qëndresës dhe përkushtimit për lirinë e vendit. Sakrifica e tyre mbeter gur themel i lirisë që gëzojmë sot dhe frymëzim për brezat që vijnë’”, thuhet në njoftimin e Komunës.




