spot_img

Kjo është 24 vjeçarja që humbi jetën tragjikisht në poligonin “Fazani-S” në Prishtinë

spot_img
spot_img
spot_img

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmë në kryeqytet, ku një e re ka humbur jetën tragjikisht në poligonin e qitjes “Fazani-S”.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është identifikuar si L.Sejdiu, 24-vjeçare, e cila rreth orës 19:20 është plagosur me armë zjarri në pjesën abdominale. Ajo është dërguar me urgjencë në QKUK, por përkundër përpjekjeve të mjekëve, rreth orës 22:00 ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve rajonale dhe forenzika, ndërsa prokurori i krimeve të rënda ka udhëzuar që rasti të trajtohet fillimisht si “Vetëvrasje”.

Mirëpo, pas veprimeve të mëtejshme hetimore, me urdhër të prokurorit kompetent, është arrestuar pronari i poligonit, H.R, rreth 55-vjeçar. Ai është dërguar në ndalim për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekje”.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA