Specialistë ushtarakë nga Shqipëria, Kosova dhe SHBA-ja janë bërë bashkë në stërvitjen kibernetike “Cyber Eagle-26”, e zhvilluar në Komandën Kibernetike dhe të Ndërlidhjes.
Në fokus të kësaj stërvitjeje ishte operacionalizimi i kapaciteteve të “Fly Away Kit”, një paketë e lëvizshme për mbrojtjen kibernetike, përmes konfigurimit dhe përdorimit të saj në skenarë praktikë.
Stërvitja synon forcimin e aftësive për përballimin e kërcënimeve kibernetike, si dhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira ndërmjet ekipeve pjesëmarrëse nga të tri shtetet.
Bashkëpunimi mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në fushën kibernetike shënon një tjetër hap në zhvillimin e kapaciteteve të përbashkëta të mbrojtjes.





